LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha në Bruksel shpreh zhgënjimin për vonesat në liberalizimin e vizave

Dhurata Hoxha në Bruksel shpreh zhgënjimin për vonesat në liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën organizimin e “Friends of Europe”, me temën “BE-Ballkani Perëndimor: Zgjerimi, integrimi dhe sfidat e transformimit”.

Në kuadër të këtij takimi, me diskutime interaktive, kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian si dhe shteteve aspiruese për integrim nga Ballkani perëndimor.

Hoxha, pas diskutimit, ka takuar Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negocimet e Përafrimit dhe Zgjerimit, dhe me këtë rast shprehu brengën e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, pas paralajmërimit të vonesave për liberalizimin e vizave, të cilat i ka pritur qytetari i Kosovës, përkundër plotësimit të 95 kushteve nga udhërrëfyesi.


Ajo ka theksuar se institucionet e BE-së, duhet të trajtojnë njëjtë vendet e Ballkanit perëndimor, sepse, sipas saj, të gjitha vendet kanë probleme dhe sfida të njëjta, Kosova nuk bën asnjë dallim, madje, shumë fusha që vlerësohen në procesin integrues por edhe nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, Kosova qëndron mjaft mirë.

Danielsson, vuri në dukje se vërtetë Kosova ka arritur progres dhe realizim të kushteve por, procedurat në BE- janë të tilla, me mjaft procedura, por ai ka theksuar se, mbështet plotësisht lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori