LAJMI I FUNDIT:

Dhurata më e mirë për festat e fundvitit, në Finlandë rreth 70 për qind e qytetarëve nga janari do të marrin pagat me rritje

Dhurata më e mirë për festat e fundvitit, në Finlandë rreth 70 për qind e qytetarëve nga janari do të marrin pagat me rritje

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, aktualisht është një nga shefet më të reja të një qeverie në botë, kurse në urimin e natës së Vitit të Ri, ka porositur qytetarët që fuqia e Finlandës mbështetet “tek qytetarët dhe intelekti i tyre”, duke përmendur se shkollimi luan rol kyç në suksesin e këtij vendi skandinav.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se vendimet e Qeverisë që kanë hyrë në fuqi më 1 janar, parashohin rritje pagash për rreth 70 për qind të finlandezëve, transmeton Telegrafi.


“Fuqia e shoqërisë dhe shtetit nuk matet me pasurinë e anëtarëve të saj më të pasur, por me atë sesa janë të gatshëm qytetarët të ballafaqohen me sfida dhe probleme të ndryshme”, ka shtuar Marin.

Kryeministrja finlandeze pranoi se është shumë e rëndësishme që shteti t’ju krijoj kushte qytetarëve, që të jetojnë dinjitetshëm dhe të kenë një jetë cilësore.

“Gjithmonë duhet ta pyesim veten në qo vend pune nëse çdo kush meriton të ketë mundësinë të bëjë një jetë të dinjitetshme”, ka shtuar finlandezja 34-vjeqe.

Sana Marin, ka arritur të formoj Qeverinë e re në të cilën janë 12 ministre dhe shtatë ministra. /Telegrafi/