Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora është një prej artisteve më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “Harrom” vetëm në llogarinë e saj në Instagram numëron mbi 2.4 milionë ndjekës, e ku sjell imazhe nga më të ndryshme.


Njëjtë ka vepruar edhe së fundit, teksa pozoi në disa foto në të cilat fokusin kryesor e kishin linjat e saj joshëse të turpit.

dhuratadora 275173158 1397369967351334 3209885680194118871 n Foto: Dhurata Dora/Instagram

29-vjeçarja shihet e veshur në një palë xhinse, të kombinuara me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë, flokët e valëzuara i la ta lira mbi supe, ndërsa mban edhe aksesor në qafë dhe orë ari.

“E lumtur”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave mori mijëra pëlqime dhe qindra komente.

dhuratadora 275211279 4524791104299147 1350005269710281000 n Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Dhuratës është “Criminal”, të cilën e publikoi bashkë me klip në dhjetor të vitit që lamë pas dhe deri tani ka grumbulluar mbi 22 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, këngëtarja nga Kosova gjatë kësaj kohe mbetet e angazhuar edhe me koncerte, kryesisht në Diasporë. /Telegrafi/

dhuratadora 275134067 275279911277528 844360701857248849 n Foto: Dhurata Dora/Instagram