LAJMI I FUNDIT:

Dhunuan një femër, arrestohen dy persona në Prizren

Dhunuan një femër, arrestohen dy persona në Prizren
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Prizrenit, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar viktimën femër kosovare.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/