LAJMI I FUNDIT:

Dhuntia e pabesueshme artistike, e burrit mendërisht të prapambetur

Dhuntia e pabesueshme artistike, e burrit mendërisht të prapambetur
Alonzo Clemons
Njeriu i vërtetë i shiut
Lexo po ashtu Njeriu i vërtetë i shiut

Kur ishte i vogël, përjeton një dëmtim të rënd truri. Kjo ka bërë që Alonzo Clemons të ketë Koeficientin e Inteligjencës (IQ) në nivelin mes 40-50.


Për nivelet e inteligjencës përdoren shumë terme, “të buta” dhe “të ashpra”. Për ta kuptuar më mirë nivelin që klasifikon Clemonsin, Shkalla e Inteligjencës Stenford-Binet (1986) jep këto përkufizime: 132 e sipër – shumë superior; 121-131 – superior; 111-120 – mesatarja e lartë; 89-110 – mesatare; 79-88 – mesatare e ultë; 68-78 – të nxënët e ngadalshëm; 67 e më poshtë – mentalisht i retarduar.

Por, Clemons është savant dhe ka një dhunti mahnitëse: është i aftë të bëjë skulptura kafshe nga argjila, me saktësi të pabesueshme. Ai mund ta bëjë skulpturën e cilësdo kafshe edhe nëse e ka parë shumë shkurt. Po ashtu, mund të bëjë skulptura të sakta tredimensionale pasi e sheh shkurt çfarëdo imazhi dydimensional. Prandaj, ishte subjekt i shumë hulumtimeve shkencore.

Edhe pse Clemons nuk është i aftë t’i lidh tojat e këpucëve, me mendje e duar e pa asnjë mjet tjetër mund të krijojë çfarëdo forme, ndaj cilësohet si skulptor i nivelit të lartë. Ai ka hapur shumë ekspozita, që nga viti 1986 kur në Aspen të Kolorados veprat e tij shiten për 45 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori