LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet seksualisht brenda shtëpisë së saj një 17 vjeçare në Suharekë

Dhunohet seksualisht brenda shtëpisë së saj një 17 vjeçare në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një 17 vjeçare nga Suhareka dyshohet se në shtëpinë e saj është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.


Ai bëri të ditur se viktima së bashku me prindin e saj janë paraqitur dje në stacionin policor në Suharekë ku edhe e kanë denoncuar rastin.

“Më datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë është paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se përderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. /Telegrafi/