LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një e mitur në Prishtinë, rasti po hetohet

Dhunohet një e mitur në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një rast i veprës penale “Dhunim” raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 01:00 në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një femër e cila dyshohet se është dhunuar është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.


Mirëpo, siç merr vesh Telegrafi e dhunuara është një e mitur, e cila dyshohet se është dhunuar nga disa persona.

Po ashtu në disa media vendore po raportohet se bëhet fjalë për të miturën 14 vjeçare e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, mirëpo të njëjtit nuk dhanë detaje shtesë për shkak të ndjeshmërisë së rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori