Dhunë në familje, vëllezërit rrahin motrat në Fushë Kosovë dhe Drenas

Dy raste, ‘dhunë në familje’ kanë ndodhur të enjten dhe të premten, në Fushë Kosovë dhe Drenas.
Në Fushë Kosovë, vëllai i mitur kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, ku më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës, të enjten rreth orës 23:30.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Edhe në rastin e dytë i cili ka ndodhur të premten rreth orës 17:15, vëllai i mitur kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, në Drenas ku më pas është arrestuar nga policia.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Të dyja viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë nëpër qendrat e shëndetit të vendeve përkatëse. /Telegrafi/


















































