LAJMI I FUNDIT:

Dhunë dhe përleshje në kryeqytetin e Libisë ndërsa kryeministri i emëruar nga parlamenti u përpoq të merrte pushtetin

Dhunë dhe përleshje në kryeqytetin e Libisë ndërsa kryeministri i emëruar nga parlamenti u përpoq të merrte pushtetin

Kanë filluar të martën përleshje në kryeqytetin e Libisë, pasi që kryeministri Fathi Bashagha, i votuar nga parlamenti libian, tentoi që ta merrte kontrollin e qeverisë nga administrata rivale të cilët refuzuan ta dorëzojnë pushtetin.

“Bashagha hyri në Tripoli gjatë natës pas dy muajsh ngërçi politik mes administratave qeveritare libiane, por u tërhoq përsëri disa orë më vonë, pasi përleshjet përfshinë kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga administrata e tij, transmeton Telegrafi.


Ngërçi politik veçse ka shkaktuar një bllokadë të pjesshme tek rafineritë e naftës, duke i përgjysmuar të ardhurat që vijnë nga jashtë.

Dhe përpjekjet nga jashtë për zgjidhjen e krizës dhe për hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në vend nuk po kanë efekt.

Madje krizat e fundit po e rrezikojnë një kthim prapa në luftë për Libinë pas dy vite paqeje, ose edhe rikthimin në ndarjen e Libisë në dysh, në njërën anë, lindja me qeverinë e Bashagha dhe në anën tjetër me qeverinë e udhëhequr nga Abduhamid al-Dbeibah.

Siç është thënë më tej, zhurma e armatimit të rëndë dhe automatikëve zgjoi banorët e kryeqytetit në mëngjesin e së martës, shkollat u mbyllën dhe kolonat që zakonisht vëreheshin në atë kohë, nuk janë vërejtur këtë mëngjes.

Megjithatë në zonat qendrore, larg zonave të luftës në verilindje të Tripolit, nuk u pa ndonjë shenjë e luftimeve, pasi që rivali i Bashaghas, Dheibah duket se ende e ka kontrollin e tërësishëm të asaj pjese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori