LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në Kuvend, Osmani: Dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

Dhuna në Kuvend, Osmani: Dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve
Foto: Ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të pozitës.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.


Fyerje, akuza e rrahje në Kuvend – gjithçka që ndodhi në seancën e sotme
Lexo po ashtu Fyerje, akuza e rrahje në Kuvend – gjithçka që ndodhi në seancën e sotme

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, shkruan ajo. /Telegrafi/