LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj nxënësve është më e madhe, por fëmijët nuk guxojnë të flasin!

Dhuna ndaj nxënësve është më e madhe, por fëmijët nuk guxojnë të flasin!

Dhuna fizike dhe psikike në institucionet edukativo- arsimore, ka filluar të bëhet problem shqetësues për shoqërinë e Kosovës. Rastet më të rënda për prindër janë ato kur mësimdhënësit përdorin dhunë fizike ndaj nxënësve, raste këto që nuk janë shumë të rralla.

Për ndëshkimet fizike nga ana e mësimdhënësve, tregojnë edhe vetë nxënësit.


Një nxënëse e klasës së IX, në një shkollë fillore në Prishtinë, e cila nuk dëshiron të identifikohet nga frika e “hakmarrjes” nga mësimdhënësit, thotë: “Ka raste që përdoret dhuna fizike, zakonisht kur prishet qetësia në klasë ose ndodh ndonjë problem tjetër”.

Një nga rastet e fundit që është parë në rrjetet sociale, është kur një mësimdhënës në shkollën fillore “Rudolf Walther” Kë komunën e Rahovecit, rrah brutalisht një nxënës së klasës së tetë.

Shqetësimet e tyre për këtë dukuri i paraqet edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Drejtori i këtij Këshilli, Bajram Beqiri, për Radion Evropa e Lirë tregon se kanë kërkuar nga të gjitha institucionet kompetente të arsimit që dhuna fizike dhe psikike nëpër shkolla të ndalohet. Ai thotë se rastet e përdorimit të dhunës janë të shpeshta në institucionet e arsimit parauniversitar, po këto raste heshtën pasi nxënësit nuk kanë guxim t’u tregojnë prindërve.

Arsyet e mo sraportimit apo heshtjes së dhunës fizike nga nxënësit, i tregon nxënësja e klasës së IX: “Nuk i bëjmë publike apo nuk ankohemi, sepse ato as që merren parasysh”.

Ndryshe, vetëm gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 567 incidente të ndryshme që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të objekteve të shkollave në Kosovë.

Alush Istogu, drejtor i Departamentit Parauniversitar në këtë ministri, thotë se mësimdhënësit, të cilët nuk e respektojnë ligjin, mbajnë përgjegjësi.

“Me Ligjin për arsimin parauniversitar dhe rregulloret e brendshme që kanë shkollat, përdorimi i dhunës fizike i mësimdhënësve ndaj nxënësve, është i ndaluar. Prandaj, çdonjëri që e thyen këtë kod etik, mban përgjegjësi”, thotë ai.

Sidoqoftë, për parandalimin e kësaj dukurie, në vitin 2013, Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore për Protokollin për parandalim dhe referim të dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar. Ky protokoll, përcakton detyrimet, qartëson rolet dhe procedurat e institucioneve për parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referimin, trajtimin, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në institucionet e arsimit para-universitar.

Shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, në rastet kur përbëjnë vepër penale, dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori