LAJMI I FUNDIT:

Dhuna fizike ndaj nënës së dëshmorit në Pejë, reagon Shoqata e Pacientëve

Dhuna fizike ndaj nënës së dëshmorit në Pejë, reagon Shoqata e Pacientëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka reaguar ndaj sulmit fizik që ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ndaj një gruaje të moshuar.

“Opinioni publik është shokuar me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një infermiere duke e dhunuar një të moshuar, e cila pos moshës së shtyrë është e diagnostikuar edhe me Sëmundjen e Alzheimer-it.


Nga videoja e publikuar, përveç dhunës së ushtruar nga kjo infermiere, shihen edhe stafi tjetër i qendrës i cili nuk bënë asnjë veprim për t’a parandaluar dhunën, por për kundrazi qeshnin me veprimet skandaloze të koleges së tyre!”, thuhet në reagimin e shoqatës së pacientëve.

Më tej në reagim theksohet se “për të rritur edhe me shumë skandalin, menaxhmenti i kësaj qendre me një vendim skandaloz tenton t’a arsyetoj sjelljen ç ‘njerëzore të punëtorëve të kësaj qendre! Nga deklarata e ish-menaxheres së këtij Institucioni, e cila deklaron se punën në atë qender e ka lënë pikërisht për shkak të këtyre parregullsive, gjë se cila tregon se menaxhmenti aty ka qenë i njohur me abuzimet me të moshuarit”

Duke i parë të gjitha këto fakte, PRAK kërkon nga Institucionet përgjegjëse që:

Të zhvillohet një hetim i detajuar për mënyrën e trajtimit të të moshuarve në atë qendër;

Të gjithë personat e përfshirë në abuzime të paraburgosen në mënyrë që të mos prishen provat e mundshme dhe nëse gjinden prova të abuzimeve të marrin dënime meritore;

Të gjithë profesionistët shëndetësor të përfshirë në këto abuzime t’u hiqet licenca e punës;

Kësaj qendre t’i hiqet licenca e punës dhe qendra të merret nën menaxhim nga institucionet shtetërore. /Telegrafi/