Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku përmend një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë tonë.
“Ne ritheksojmë se deri më sot, DhTIK nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje. Pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore. Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë”, thuhet në reagimin e DhTIK.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, thuhet se “ne po e presim aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe do ta njoftojmë publikun”.
DhTIK qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe për të siguruar që proceset e reformave në vend të zhvillohen në përputhje me ligjin, interesin publik dhe standardet evropiane”, thuhet në reagim.
Ndërsa, gjatë ditës, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka thënë se pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike i cili i ka pasur karakter informues.
“ZRrE rikonfirmon faktin se, në të gjitha proceset e konflikteve administrative të inicuar nga palët në procedurë, gjykatat kompetente kanë refuzuar si të pabazuara kërkesat për pezullimin e zbatimit të Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Sipas ZRRE, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative me Aktvendimin A. nr. 1839/2025 të datës 19.06.2025, ka refuzuar propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të datës 12.03.2025, i cili ka pasur karakter informues.
“Deri më tani, vetëm në një rast të veçantë për përgjigje Individuale që ka të bëj me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal, ku ZRRE me datën 03.06.2025 i ka kthyer përgjigje dhe ndaj përgjegjës/njoftimit së ZRRE është parashtruar Padi me kërkesën për pezullim të këtij Njoftimi. Gjykata Komerciale, përmes aktvendimit KA .nr. 283/25 ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit, por kjo nuk nënkupton pezullimin e procesit të hapjes së tregut”, thuhet në reagim.
Për më tepër thuhet se ZRrE do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike.
ZRRE rithekson se procesi i liberalizimit është i bazuar në dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike Nr. 05/L-085, dhe në vendimin përkatës të ZRRE-së për daljen në treg të hapur për ndërmarrjet ekonomike, të cilat tejkalojnë njërin nga kriteret e përcaktuara: më shumë se 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

IPKO prezanton pakot e reja Roaming – Internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Disa arsye pse duhet t’i konsumoni akullore dhe cili është lloji më i mirë i tyre

IPKO prezanton pakot e reja Roaming - Internet gjithkah, më thjeshtë dhe më lirë se kurrë

Ferizaj, rrini gati për shijen e Heb's! - Hapja e madhe më 22 korrik

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Hallakate ofron 50% zbritje në trajnimin për Social Media Management me Inteligjencë Artificiale

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë