Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Fidelma Donlon, pas këshillimit me kryetaren Ekaterina Trendafilova, miratoi sot Rregulloren e Ndihmës Juridike në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Rregullorja thuhet se pasqyron praktikat më të mira të standardeve të ndihmës juridike, duke garantuar respektimin e parimeve të gjykimit të drejtë, mishëruar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe duke mundësuar miradministrim financiar të burimeve të skemës së ndihmës juridike.
“Të dyshuarve ose të akuzuarve në DHSK të cilët provojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë për mbrojtjen e tyre dhe nuk marrin ndihmë juridike në mënyra të tjera, u miratohet ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme për pagesën e avokatit që zgjedhin vetë i cili plotëson kushtet e pranimit në listën e mbrojtësve të DHSK-së. Ndihma juridike mbulon pagesën e mbrojtësit dhe anëtarëve të ekipit të mbrojtësit dhe i paguhet drejtpërsëdrejti mbrojtësit”, thuhet në komunikatë.
Kryetare Ekaterina Trendafilova e përshëndeti miratimin e Rregullores duke theksuar se Rregullorja “ngërthen parimet themelore të parapara në Ligjin tonë dhe standardet universale në drejtësinë penale, duke garantuar të drejtën e të akuzuarve për gjykim të drejtë që përfshin edhe të drejtën për mbrojtje efektive”.
Administratorja llogarit ndihmën juridike në këshillim me panelin kompetent dhe mbrojtësit duke mbajtur parasysh nivelin e kompleksitetit të çështjes dhe të shërbimeve të ofruara nga mbrojtësi në çdo fazë të procesit, ku përfshihen faza para aktakuzës, faza e procedurës paraprake, faza e gjykimit, faza e apelit në shkallë të dytë dhe faza e apelit në shkallë të tretë. Gjithashtu kompensohen deri në një shumë të caktuar edhe shpenzimet që mund të dalin gjatë hetimeve ose si pasojë e nevojës për përkthime.
Rregullorja parashtron me transparencë mënyrën se si bëhet kërkesa për ndihmë juridike dhe çfarë dokumentesh duhet t’i dorëzohen Zyrës së Mbrojtjes. Më konkretisht, kërkesës për ndihmë juridike i duhet bashkëngjitur edhe deklarimi i mjeteve financiare. Zyra e Mbrojtjes kryen një verifikim rrënjësor të mjeteve financiare të parashtruesit të kërkesës për të përcaktuar nëse duhet miratuar ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme. Kërkesa për ndihmë juridike refuzohet nëse parashtruesi i kërkesës nuk bashkëpunon ose jep informacion të rremë. Në qoftë se nuk pajtohet me vendimin e Administratores, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë ta apelojë vendimin para një paneli gjykatësish.
Në Rregullore përcaktohet shuma maksimale e honorarit të ndihmës juridike dhe shpenzime të tjera që mund të kompensohen pas dorëzimit të faturave. Rregullorja përmban edhe procedurën e mbikëqyrjes dhe monitorimit prej Zyrës së Mbrojtjes të shpenzimit të ndihmës juridike.
“Rregullorja e Ndihmës Juridike është gur themeli i skemës së ndihmës juridike që është thelbësore për të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave pjesëmarrëse. Kjo Rregullore mundëson që kushdo që mund të provojë se nuk është në gjendje të paguajë plotësisht ose pjesërisht për përfaqësimin e vet juridik, ka të drejtë për ndihmë juridike dhe që mbrojtësit e viktimave të mund të kryejnë funksionin e tyre” deklaroi Administratorja, Fidelma Donlon.
“Për të garantuar miradministrimin financiar të fondeve të caktuara në buxhetin e DHSKsë për ndihmë juridike, Rregullorja përcakton edhe një sistem transparent për llogaritjen e honorarit të ndihmës juridike dhe kompensimin e shpenzimeve të tjera të miratuara pas dorëzimit të faturave”, vijoi ajo. /Telegrafi/
KLIKO për informacion më të detajuar mbi skemën e ndihmës juridike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër