LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Pejës me memorandum bashkëpunimi

Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Pejës me memorandum bashkëpunimi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) dhe Komuna e Pejës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për krijimin e partneritetit me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit e përkrahjes së komunitetit të biznesit.

Ofrimi i këshillave profesionale në fusha të ndryshme për bizneset anëtare të DHTIK, këmbimi i informacione nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit kosovar, janë disa prej pikave që përmban memorandumi i bashkëpunimit.


Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi, theksoi që ky është vetëm formalizim i bashkëpunimit afatgjatë me kryetarin dhe Komunën e Pejës, pasi deri më tani me shumë sukses kanë asistuar bizneset në tejkalim të sfidave.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhje të problemeve si dhe në projekte të përbashkëta, për të cilat Komuna e Pejës ka qenë dhe është në dispozicion deri më tani.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Komunës së Pejës u realizuan disa takime, në mesin e të cilave edhe “Kafja e Mëngjesit” ku bizneset e Komunës së Pejës diskutuan për sfidat që ato po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë në këtë komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori