LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Përfaqësuesve përjashton kongresmenin George Santos

Dhoma e Përfaqësuesve përjashton kongresmenin George Santos

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të përjashtuar kolegun e tyre George Santos, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve të fushatës.

Ligjvënësit mbështetën përjashtimin e menjëhershëm të tij me 311 vota pro dhe 114 kundër, duke i dhënë fund karrierës së shkurtër të republikanit nga New Yorku, në Dhomën e Përfaqësuesve.


Pak para votimit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson tha se do të votonte kundër përjashtimit, siç njoftoi një ndihmës i tij.

Politikani 35-vjeçar ka nxitur polemika që kur u zgjodh në nëntor të 2022. Ai ka pranuar se ka gënjyer mbi biografinë e tij dhe hetuesit federalë e akuzojnë atë shpërdorim të fondeve të fushatës dhe mashtrim të donatorëve.

Arrestohet kongresmeni republikan, George Santos
Lexo po ashtu Arrestohet kongresmeni republikan, George Santos

Santos ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha këto akuza, raporton zeriamerikes.

Ligjvënësi u kishte mbijetuar dy votimeve të mëparshme për shkarkimin e tij nga detyra.

Por, një raport i publikuar nga Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësusve, në nëntor, pas një hetimi disa mujor, shkaktoi reagime të reja nga ligjvënësit.

Raporti përmbante kritika të shumta ndaj Santos, duke thënë se ai “është përpjekur të përfitonte financiarisht përmes mashtrimeve nga çdo aspekt i kandidaturës së tij për ligjvënës”.

Ligjvënësi Santos përballet me 23 akuza, përfshirë ato për vjedhje të identitetit të donatorëve të fushatës së tij dhe më pas përdorimin e kartave të tyre të kreditit për shpenzime të paautorizuara me vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh.

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori