LAJMI I FUNDIT:

Dhjetori, muaji më romantik për këto tri shenja të horoskopit

Dhjetori, muaji më romantik për këto tri shenja të horoskopit

Sezoni i festave shpesh quhet “sezoni i dashurisë” sepse ndërsa temperaturat fillojnë të bien, disa njerëz fillojnë të pyesin: “Kush do të më mbajë ngrohtë mua gjatë dimrit të ashpër”?

Dhjetori 2019-të është këtu, por ky duket se do të jetë muaji më romantik për këto shenja të horoskopit: Luani, Virgjëresha dhe Bricjapi. Arsyet janë të gjitha këtu!


Luani

Ju keni qenë gjithmonë një adhurues i Dhjetorit, dhe kjo për shkak se sezoni i shenjës së zjarrit të motrës suaj, Shigjetarit, aktivizon shtëpinë tuaj të pestë ekspresive të romancës, krijimtarisë dhe individualitetit.

Është mjaft interesante! Kjo është shtëpia astrologjike që i përket Luanit, pasi qeveris të gjitha gjërat që lidhen me fëmijën tuaj të brendshëm. Në mesin e muajit, beqarët e vetëm mund të fillojnë një romancë pasionante dimri, ndërsa ata që janë çift do të bien më shumë në dashuri.

Virgjëresha

Personalisht, profesionalisht dhe romantikisht, do të shkëlqeni gjatë gjithë dhjetorit. Me zhvendosjen me fat të Jupiterit në shenjën tuaj përmes shqisave ekspresive të romancës, pasionit dhe krijimtarisë, besimi juaj do të rritet.

Pra, nëse jeni duke punuar në një projekt interesant me pasion apo je duke kërkuar dashurinë e jetës, ky është muaji juaj me fat. Ju mund ta gjeni dashurinë në vendet që më së paku e prisnit. Ndoshta ndërsa jeni në mes shijimit të kafesë në një bar apo gjatë vrapit tuaj të mëngjesit? Pastaj është eklipsi i fuqishëm diellor i Hënës së re, i cili do të aktivizojë shtëpinë tuaj të pestë ekspresive në 26 dhjetor. Kjo do të thotë që fillimet e reja të fuqishme do të jenë në rrugën e tyre.

Bricjapi

Venera simpatike është planeti i dashurisë, kënaqësisë dhe të gjitha gjërave të parezistueshme dhe ai futet fuqishëm në shenjën tuaj! Kështu që përveç tërheqjes ndaj jetës dhe përditshmërisë me miqtë, kolegët e familjarët tuaj, ju gjithashtu do të keni një sens optimizmi të pashoq.

Dielli hyn në shenjën tuaj më vonë gjatë muajit, përpara eklipsit diellor të Hënës së re. Eklipset zakonisht janë të frikshme, por nëse keni bërë punën, gjithçka do të shkojë mirë. Përveç kësaj, eklipset diellore nuk janë të njëjta me eklipset hënore, kështu që nuk ka nevojë për panik. Është koha të filloni të festoni fitoret tuaja dhe të jetoni jetën tuaj më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori