LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vrarë në sulmin ndaj punëtorëve të fermave në Nigeri

Dhjetëra të vrarë në sulmin ndaj punëtorëve të fermave në Nigeri

Rreth 40 persona raportuan ‘të masakruar’ në sulm ndaj punëtorëve që punonin në fushat e orizit në shtetin Borno të Nigerisë.

Sulmuesit kanë vrarë dhjetëra njerëz që punojnë në fushat e orizit, sipas disa burimeve lokale të cituara nga agjencitë e lajmeve, raporton aljazeera.

Sulmuesit të shtunën lidhën punëtorët e bujqësisë dhe u çanë fytin në fshatin Koshobe, afër Maiduguri, kryeqyteti i shtetit Borno, transmeton Telegrafi.


“Ne kemi gjetur 43 trupa të vdekur, të gjithë të masakruar, së bashku me gjashtë të tjerë me plagë të rënda”, i tha agjensisë së lajmeve AFP, Babakura Kolo, një udhëheqës i një milice lokale që lufton me grupe të armatosura në rajon.

Agjensia e lajmeve Reuters, duke cituar një udhëheqës fshati, një luftëtar lokal me grupin Zamarmari dhe një burim policie, gjithashtu raportoi sulmin, duke vendosur numrin e të vdekurve të paktën 40 personave. Një kërkim nga autoritetet për sulmuesit ka filluar, shtoi ai.

Boko Haram dhe Shteti Islamik në Provincën e Afrikës Perëndimore (ISWAP) janë aktivë në verlindje të Nigerisë. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, i cili ka zhvendosur rreth dy milionë që nga viti 2009. /Telegrafi/