LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra qytetarë të Mitrovicës aderojnë në AAK, Haradinaj thotë se vendimet e Qeverisë kanë rritur besimin në këtë parti

Dhjetëra qytetarë të Mitrovicës aderojnë në AAK, Haradinaj thotë se vendimet e Qeverisë kanë rritur besimin në këtë parti

Kryeministri i vendit, njëherësh edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimet e mëdha të Qeverisë po reflektohen në rritjen e besimit në partinë që ai drejton.

Këto komente Haradinaj i bëri në një postim në Facebook, pasi mirëpriti aderimin e dhjetëra qytetarëve të Mitrovicës në AAK.

Postimi i plotë:

Vendimet e mëdha të Qeverisë po reflektohen në rritjen e besimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si parti besnike ndaj vlerave kombëtare dhe shtetërore. Sot, mirëprita aderimin e dhjetëra qytetarëve mitrovicas në AAK, para të cilëve shpalosa disa nga rezultatet dhe synimet për konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të vendit.

Mandatimi i ushtrisë ishte fryt i unitetit të plotë ndërpartiak dhe në këtë frymë është e domosdoshme ta shikojmë interesin nacional, që t’i sjellim së bashku fitore të reja Kosovës.

Banka Botërore në raportin e saj Kosovën e rangon bindshëm të parën në rajon për rritjen ekonomike prej 4.5% dhe kjo është dëshmi se 2019-ta do të jetë vit i kthesës së madhe në ekonomi dhe punësim.

Qeveria synon me këmbëngulje t’i aktivizojë resurset ekonomike të vendit. Votimi i Statutit të Trepçës brenda këtij muaji, shndërron atë në kompani ligjore në funksion të zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe tërë Kosovës.

Sa i përket dialogut me Serbinë, si marrëveshje finale pranojmë vetëm njohje në kufijtë e 17 shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori