LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të vrarë në Somali

Dhjetë të vrarë në Somali

Një makinë në të cilën ishte vendosur një bombë, që u përplas me një hotel të frekuentuar nga ligjvënësit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, la të vrarë 10 persona, bëjnë të ditura burimet zyrtare.

Sipas burimeve të Policisë, ky sulm u pasua nga sulme me armë zjarri nga militantët e grupit terrorist “Al Shabaab”, të cilët e morën përgjegjësinë për sulmin.


Sipas Policisë, militantët e kësaj organizate, të cilët qëndrojnë prapë sulmit, mund të jenë brenda hotelit.

Burimet e policisë thanë se makina, në të cilën gjendej bomba, ishte përplasur me derë të hotelit, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.

Sulme të tilla në qendër të kryeqytetit të Somalisë kishin ndodhur edhe shkurt dhe në janar të këtij viti duke lënë të vdekur 26 persona.