LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të vdekur, përfshirë pesë fëmijë – pasi një zjarr përfshiu një apartament pranë qytetit Lyon të Francës

Dhjetë të vdekur, përfshirë pesë fëmijë – pasi një zjarr përfshiu një apartament pranë qytetit Lyon të Francës

Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, thuhet se kanë gjetur vdekjen pasi një zjarr shpërtheu të premten në mëngjes në një ndërtesë banimi në Vaulx-en-Velin, pranë qytetit francez të Lyon.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoriteti lokal për rajonin e Lyon/Rhone tha se zjarri u raportua fillimisht te shërbimet e urgjencës në orën 3:12 të mëngjesit dhe në orën 3:25 të mëngjesit rreth 170 zjarrfikës dhe 65 kamionë zjarrfikës ishin në vendngjarje.


Shërbimet e urgjencës raportuan se zjarri shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në lagjen Mas du Taureau.

Katër persona të tjerë janë në gjendje kritike, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës, janë lënduar.

Autoritetet thanë se shkaku i zjarrit nuk dihet në këtë fazë.

Ministri francez i strehimit, Olivier Klein, tha se kishte folur me kryebashkiaken e Vaulx-en-Velin, Hélène Geoffroy dhe do të vizitonte qytetin.

“Unë do të shkoj atje këtë mëngjes për të qenë përkrah banorëve, zyrtarëve lokalë dhe shërbimeve të urgjencës”, shkroi ai në Twitter.

Një fqinj, i cili tha se jeton vetëm 100 metra larg ndërtesës ku shpërtheu zjarri ka thënë: “Dëgjuam britma, ulërima të fëmijëve. Kur hapëm dritaret, pamë tym që dilte dhe [kështu që zbritëm menjëherë poshtë”, tha ai.

Burri, i identifikuar vetëm si Sarem, tha se fqinjët mbërritën në vendngjarje me një shkallë dhe ndihmuan në evakuimin e njerëzve që jetonin në katin e parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori