Meqë jemi në fund të vitit 2020, edhe sivjet është publikuar lista e të famshmëve më të paguar në botë.

Në vitin 2020, Forbes vlerësoi se 100 të famshëm kanë arritur të fitojnë prej 6.1 miliardë dollarësh para taksave dhe tarifave, por që është më pak se vitin 2019.


Pandemia e coronavirusit ishte faktori kryesor që kontribuoi në rënien prej 200 milionë dollarësh në të ardhura që kur u anuluan koncertet dhe shfaqjet e gjithë filmave.

Më poshtë ua sjellim 10 të famshmit me më së shumti fitime për këtë vit:

1. Kylie Jenner, 590 milionë dollarë

200502 kylie jenner think cs 1135a 0ec6d23b7aadda8aaf6b28004153eaf1.fit 760w Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Ylli televiziv dhe themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ ka shitur 51% të kompanisë së saj tek Coty, Inc. në janar 2019 për një shumë marramendëse prej 600 milionë dollarësh. Ajo dhe familja e saj e famshme gjithashtu sapo kanë bërë një marrëveshje ekskluzive multimediale me Hulu.

2. Kanye West, 170 milionë dollarë

800 3 Kanye West (Foto: AP News)

Krijuesi i atleteve ‘Yeezy’ ka një marrëveshje me Adidas në të cilën ai fiton mjaft shumë. Ëest gjithashtu zotëron linjën e tij të veshjeve plotësisht dhe njoftoi në qershor se ka partneritet me Gap.

3. Roger Federer, 106.3 milionë dollarë

Roger Federer smiles Australian Open 2020 Roger Federer (Foto: Tennishead)

Ylli i tenisit bën pjesën më të madhe të parave të tij nga marrëveshjet e bashkëpunimet që ka. Më e madhja e tij është me Uniqlo: 10 vjet për 300 milionë dollarë.

4. Cristiano Ronaldo, 105 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo 1 Cristiano Ronaldo (Foto: Juvefc.com)

Ylli portugez nënshkroi një marrëveshje katër vjeçare me vlerë 64 milionë dollarë në vit për të luajtur për klubin italian të futbollit Juventus. Ai gjithashtu bën miliona nga marrëveshjet e bashkëpunimet me brende të ndryshme.

5. Lionel Messi, 104 milionë dollarë

5fd746c69cf1420018d2f1a8 Lionel Messi (Foto: Insider)

Kontrata e yllit Lionel Messi me ekipin e klubit Barcelona skadon në 2021. Deri më tani, ajo i ka paguar atij mbi 80 milionë dollarë në vit. Ai gjithashtu ka një numër bashkëpunimesh, duke përfshirë një marrëveshje të përjetshme me Adidas.

6. Tyler Perry, 97 milionë dollarë

newFile 1 Tyler Perry (Foto: The Independent)

Tyler Perry shkruan skenarët, drejton filmat dhe shpesh luan rolet kryesore. Ai fitoi miliona dollarë dhe ndërtoi perandorinë e tij të medias, Madea, që ka fituar më shumë se 660 milionë dollarë. Në vitin 2019, ka ndërtuar edhe studion ‘Tyler Perry’.

7. Neymar, 95.5 milionë dollarë

15765118668559 Neymar (Foto: Marca)

Ylli brazilian aktualisht është në një kontratë pesë vjeçare me ekipin Paris Saint-Germain deri në qershor 2022. Ai pritet të bëjë 350 milionë dollarë pagë. Neymar gjithashtu ka marrëveshje me marka të tilla si Nike.

8. Howard Stern, 90 milionë dollarë

ap 315525257779 custom 698fbbe68cda36fcc0624e5e6b058eb852ea4bd6 Howard Stern (Foto: NPR)

Drejtuesi i radios Hoëard Stern, ka arritur të bëhet ndër më të paguarit falë marrëveshjes së tij me SiriusXM. Ai sapo rinovoi kontratën e tij për pesë vjet të tjera dhe thuhet se vlen 100 milionë dollarë.

9. LeBron James, 88.2 milionë dollarë

skysports lebron james los angeles lakers 5210153 Lebron James (Foto: Sky Sports)

Ylli i basketbollit u transferua në Los Angeles Lakers në 2018 nën një kontratë katër vjeçare, me 153 milionë dollarë. Ai bashkëpunon me Nike, Beats, Walmart dhe GMC.

10. Dwayne 'The Rock' Johnson, 87.5 milionë dollarë

WBJWZQHJBRB73KKMVHB7FPKT6U Dwayne 'The Rock' Johnson (Foto: KSAT)

Aktori, producenti dhe biznesmeni ka shënuar suksese të mëdha me filmat si “Black Adam” dhe “Red Notice”, ndërsa thuhet se ka fituar 20 milionë dollarë. Ai gjithashtu zotëron kompaninë e pijeve alkoolike ‘Teremana Tequila’ dhe ka marrëveshje me ‘Under Armour’. /Telegrafi/