Më shumë se 55 sëmundje lidhen me glutenin, proteinën që gjendet në grurë, thekër dhe elb thekra (në disa raste edhe tërshëra, varësisht si është përpunuar).

Gluteni është ai që i jep brumit elasticitet dhe strukturë. Kur gatuajmë bukë apo byrek, është gluteni që bën që brumi: të fryhet, të lidhet mirë, dhe të ketë atë strukturën “të përtypshme”.


Kush duhet të shmangë glutenin?

Personat me sëmundjen celiake – është një sëmundje autoimune ku organizmi sulmon veten në prani të glutenit.

Personat me ndjeshmëri ndaj glutenit (jo celiake) – ndiejnë fryrje, lodhje ose dhimbje barku pas ushqimeve me gluten, por nuk kanë sëmundjen celiake.

Ata me alergji ndaj grurit – një reagim alergjik, jo ndaj glutenit në veçanti, por ndaj përbërësve të tjerë të grurit.

Vlerësohet se në 99% të personave që kanë intolerancë ndaj glutenit apo sëmundje celiake ky çrregullim nuk diagnostikohet.

A duhet ta shmangin të gjithë glutenin?

Jo. Për shumicën e njerëzve, gluteni nuk është i dëmshëm. Është një pjesë e zakonshme e dietës mesdhetare dhe tradicionale, dhe nuk ka nevojë të shmanget, përveç nëse ka arsye mjekësore.

Në vijim sjellim shenjat që tregojnë se ju pengon gluteni:

• Çrregullime të tretjes, si gazrat, fryrja, diarreja dhe madje edhe kapsllëku (më të theksuara tek fëmijët pas konsumimit të glutenit);

• Keratoza pilaris (e njohur edhe si "lëkura e pulës") në duar;

• Lodhja apo rraskapitja pas konsumimit të ushqimit që përmban gluten;

• Diagnoza e sëmundjeve autoimune, si tiroiditi Hashimoto, artriti reumatoid, lupusi, psoriaza, koliti ulcerativ, skeloderma ose skleroza e shumëfishtë;

• Simptomat neurologjike si marramendja ose ndjenja që nuk keni ekuilibër;

• Çekuilibri hormonal;

• Kokëdhimbjet e migrenës;

• Diagnoza e sindromës së lodhjes kronike ose fibromiaglisë;

• Inflamacionet, ënjtja ose dhembja në nyja (gishta, gjunjë, ije);

• Problemet me disponim, si ankthi, depresioni dhe luhatjet në disponim.

/Telegrafi/