E kemi parë duke pushtuar pasarelat e modës ndër vite, por thuajse për herë të parë në rolin e prezantueses në një skenë kaq gjigante siç është festivali “Kënga Magjike”.

Dhe Adrola Dushi tashmë e ka dëshmuar se përveçse është një modele e shkëlqyer lirshëm mund të marrë përsipër përgjegjësinë për të prezantuar festivale të tilla, që kanë bërë revolucion në muzikën dhe artin shqiptar.


Paraqitja e saj në këtë garë madhështore është komentuar mjaft shumë dhe sigurisht nuk kanë munguar komplimentet nga miqtë dhe të afërmit, pavarësisht asaj se nuk mund të iu pëlqejë të gjithëve.

Megjithëse në përditshmëri Adrola spikat për stilin minimalist, larg xixave dhe ekstravagancës, në këto tri netë bukuria e saj filloi nga koka e deri tek këmbët, me kujdes dhe rëndësi të veçantë në secilën veshje, natyrisht të përputhur me festivalin që u zhvillua në Kongresin e Pallateve, në Tiranë.

Telegrafi më poshtë ju sjell dhjetë paraqitjet ekstravagante të modeles Dushi - unike dhe me plot sharm:

79157453 818831031856089 237602624516390912 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

79331758 862808527467205 2422655717254103040 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

78627287 479989929291945 8365636547805970432 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

79381313 470279336952964 7920158034444156928 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

79850789 2683220865068537 337505071354871808 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

78579786 2604718346275096 5639854172082798592 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

79431322 794768160950076 7900132663527211008 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

78553481 834069547027989 7245909372256124928 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

79287230 547221339435283 1803969986117500928 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

78385728 2515430402050644 2039779526212321280 n Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

Në anën tjetër, festivali këtë vit ishte më ndryshe, për herë të parë pas 20-vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Çmimet e vetme ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti: New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.

Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkoi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

Sa i përket çmimeve kryesore, Eneda Tarifa fitoi vendin e parë, në vend të dytë Fifi dhe vendi i tretë i takoi këngëtares Angjela Peristeri. /Telegrafi/