LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë modele shumë të bukura që në realitet janë meshkuj

Dhjetë modele shumë të bukura që në realitet janë meshkuj

Tash e një kohë të gjatë, modelet transeksuale janë bërë të zakonshme në industrinë e modës. Ato shfaqen nëpër revista e pista mode, e ndonjëherë është shumë e vështirë të identifikon a janë transeksuale apo jo.

Për fat të mirë, një pjesë e tyre nuk kanë nguruar ta tregojnë të vërtetën.


MILAN, ITALY - SEPTEMBER 22: Model Lea T walks the runway at the Philipp Plein Spring/Summer 2013 fashion show as part of Milan Womenswear Fashion Week on September 22, 2012 in Milan, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images for Philipp Plein)

Braziliania Lea T ka lindur në Leandro Cerezo në vitin 1982, por kjo nuk e ka ndaluar të bëhet modelja më e famshme transeksuale. Lea është quajtur si dea e shtëpisë së modës të Givenchy.

claudia

Është e vështirë të besohet se Claudia Charriez ka lindur mashkull. Por kjo nuk e ka ndaluar të bëhet një model i famës ndërkombëtare. Rruga drejt suksesit ka nisur në “Next top model” te agjencisë së Janice Dickinson në vitin 2008, dhe pasi e fitoi konkursin karriera e saj nisi të konsolidohej dita-ditës.

isis

I lindur në 1985 Darrell Walls, e fitoi famën në talent-shown “American Next Top Model”. Modelja Isis King ka marrë pjesë në dy sezone duke korrur shumë sukses.

andrej

Modeli serbo-australian Andrej Pejic është një hermafrodit. Është i famshëm për aftësitë e tij për t’u transformuar qoftë si femër ashtu edhe si mashkull. Në janar të vitit 2011, në sfilatat e modës në Paris, ka sfiduar me meshkujt për Marc Jacobs, ashtu si edhe me femrat për Jan Paul Gautier. Përpos kësaj është klasifikuar në pesëdhjetëshen më të mirë të modelëve meshkuj dhe njëkohësisht është klasifikuar në FHM në pozicionin e 98 midis 100 grave më sexi në botë në vitit 2011.

Florencia De La V

Argjentinasja Florencia De La V, lindi në 1976, ndërsa quhej Roberto Carlos Trinidad, por ajo njihet si një prej aktoreve transgjinore më të famshme në botë. De La V ka luajtur në disa telenovela ndërsa ka pozuar gjithashtu për revista të ndryshme. Ajo është aktualisht e martuar me një mashkull dhe ka 2 binjakë

Caroline Tula

Caroline Tula është një modele angleze, një nga femrat më të njohura në botë. Ka pasur një rol në filmin e James Bond dhe ka shkruar një libër në lidhje me eksperiencën e transseksualitetit.

Amanda Lepore

Amanda Lepore është transeksuali më i famshëm në botë. Ajo (ose të themi më saktë ai) ka bëre operacionin e parë në moshën 15 vjeçare. Nuk ka asnjë të dhënë për kirurgji të tjera më pas.

Pasi e kishte mbajtur sekretin e saj me vite të tëra, modelja nga Nju Jorku, Geena Rocero, vendosi që të dalë me një të vërtet që as shokët, as fqinjët e as vendi ku punonte, nuk e dinin të vërtetën. Ajo foli para një audience të madhe, në shfaqejn e ‘TED’ për të drejtat e transeksualeve. Modelja rrëfeu jetën e saj dhe përvojën se si ajo u ka ndihmuar të tjerëve që të jetojnë pa turp dhe terror.

Thalita Zampirolli
Thalita Zampirolli tani është 26 vjeçe dhe njihet për format e saja bombastike. Mirëpo gjërat kishin qenë pak më ndryshe nga çka janë sot. Thalita në moshën 18 vjeçe i ishte nënshtruar një operacioni të komplikuar për ta ndërruar gjininë. Kjo është transeksualja që ka pasur lidhje erotike me legjendën braziliane të futbollit, Romario.

936full-inès--loan-rau

“Ëndrra më e madhe që kam pasur ishte që të bëhesha princeshë dhe më pas yll i muzikës rock. Mendoj se të jesh modele, është një kombinim perfekt i të dyjave,” ka thënë modelja Ines- Loan Rau, e lindur në Francë, por që jeton në New York. “Gjithmonë e kam dashuruar trupin tim”- tha modelja për revistën Oyster.

/Telegrafi/