Superliga e Turqisë në vitet e fundit është kthyer në kampionat atraktiv edhe për shqiptarët, pasi shumë lojtarë bëjnë karrierë atje.

Njëri prej më të mirëve në vitet e fundit ishte Vedat Muriqi që shkëlqeu te Fenerbahce, duke u shitur pastaj te Lazio.


Në këtë kampionat nuk është se mungojnë lojtarët me vlerë, por ai më vlerën më të madhe është Miralem Pjanic.

Boshnjaku që u bashkua nga Barcelona te Besiktas, ka vlerë 18 milionë euro.

pjanic

Pas tij vjen ylli i Trabzonspor, Ugurcan Cakir me 17 milionë euro. Dyshja e Fernerbaces, Diego Rossi dhe Altay Bayindir kanë vlerë të njëjtë në transfermarkt, nga 16 milionë euro.

Në listë ka edhe emra tjera si Cyle Larin, Attila Szalai, Rachid Ghezzal, Marca dhe Bakasetas, që të gjithë pak mbi 10 milionë euro.

Listën e mbyll futbollisti shqiptar Mërgim Berisha, pasi që vlera e tij është 10 milionë euro.

merim berisha

Ai këtë vit kaloi nga RB Salzburg te Fenerbahce dhe sezonin e ri e ka nisur mirë me gol dhe asistim. /Telegrafi/

245123951 561626604934764 4046805265138609023 n

telegrafi sport app