LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë kuriozitete të jashtëzakonshme për Murin e Madh Kinez

Dhjetë kuriozitete të jashtëzakonshme për Murin e Madh Kinez

Muri i Madh Kinez është një nga monumentet më imponuese të krijuara ndonjëherë nga dora e njeriut. Gjithashtu, ai është edhe një nga veprat më të famshme në botë, jashtëzakonisht i njohur dhe i admiruar.

Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh Kinez konsiderohet si një nga mrekullitë moderne të botës. Shumë individë mendojnë se ky ndërtim është një strukturë e ngritur për t’u mbrojtur, por ka mjaft gjëra interesante që nuk njihen, përfshirë edhe faktin që janë të paktë njerëzit, të cilët kanë arritur që ta shikojnë të gjithë këtë ndërtim gjigant. Kjo strukturë ka nisur të ngrihet rreth 2500 vjet më parë.

Vendimi për ta ndërtuar u mor për të frenuar pushtuesit mongolë, e tani është kthyer në një pasuri historike për Kinën.


Muri i Madh Kinez, është i gjatë mbi 7 mijë kilometra në përgjatë territorit të Kinës.

Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”.

Ndërtimi i tij filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e mongolëve. Më poshtë janë 10 kuriozitete të murit të madh Kinez.

1 – Nuk u përdor kurrë si strukturë mbrojtëse

Edhe pse qëllimi kryesor i murit ishte ai mbrojtës për të kufizuar sulmet mongole nga veriu, kjo strukturë kurrë nuk e kreu qëllimin fillestar të ndërtimit të saj. Gjatësia ekstreme, bëri që të ishte praktikisht e pamundur që të ruhej nga rojet kineze e kjo krijoi pika të dobëta që u dha mundësinë mongolëve që ta kalonin në çdo moment pa hasur ndonjë rezistencë të fortë nga kinezët. Për këtë arsye, pavarësisht qëllimit që përfaqëson kjo vepër gjigante, atë gjë që duhet ta bënte më mirë se të tjerat, në fund nuk e kreu.

2 – U ndërtua në më shumë se 1800 vite

Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.

3 – Struktura është një koleksion muresh

Për shumë njerëz, Muri i Madh Kinez është një strukturë e gjatë e përbërë nga vetëm një mur. Realisht, janë më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze e që janë bashkuar.

4 – Përbërësi i çuditshëm brenda strukturës

Përgjithësisht, Muri i Madh është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.
5 – U ngrit nga të burgosurit kinezë

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.

6 – Familjarët nderonin të vdekurit në Murin e Madh

Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.

7 – Poema e lashtë parashikoi ndërtimin

Një koleksion poemash të lashta kineze i shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, Shijing, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez. Në fillim të shkrimit shpjegohen përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.

8 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur

Në ditët e sotme, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është rreth 13,171 milje. Një gjatësi që të bën përshtypje, edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme.

9 – Me pjesë të Murit janë ndërtuar shtëpi për njerëzit

Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relikte e vjetër, materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Ai urdhëroi që shumë tulla të merreshin prej tij e të ndërtoheshin shtëpi.

10 – Disa pjesë mund të zhduken para vitit 2040

Studiuesit parashikojnë se duke qenë se Muri i Madh Kinez nuk është mbajtur mirë, pritet që në të të ketë dëmtime gjatë shekullit të 21. Gjithashtu, edhe për shkak të erozionit natyror e njerëzor, një pjesë e mirë e tij mund të mos ekzistojë më deri në vitin 2040.