Dhjetë gjërat që i mësuam nga El Clasico e fundit - Yjet, dështimet, rezervat e parëndësishme dhe gjyqtari
Një Clasico ndryshe, shumë më ndryshe nga të tjerat, ku loja kishte më pak emocion, pasi dyshja që ka bërë histori në dekadën e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk ishin në fushë nga minuta e fundit.
Në një analizë të MARCA-s, ku është shikuar paraqitja e çdo lojtari, kanë dal rezultate interesante.
Messi me probleme nga lëndimi, ndërsa Ronaldo tani te Juventusi.
Marcelo dhe Coutinho nuk janë në nivelin e kërkuar
Zëvendës-kapiteni nuk po kalon momentin më i mirë dhe u tregua përsëri. Barcelona e shfrytëzoi Marcelon si një dobësi dhe e vuri Malcomin në atë pjesë ku edhe e shfrytëzoi.
Coutinho është një tjetër që po ‘lufton’ këtë sezon, por nuk po tregon cilësinë që është pritur dhe është paguar.
Kontributi i tij në ekip është i pakët dhe ai ishte anonim kundër Real Madridit.
Ai ka zemër, guxon, kontribuon. Vinicius e kaloi testin e El Clasicos të tij të parë.
Plani i Real Madridit ishte i qartë: kërko Vinicius në mes ose në krahun e majtë.
Në anën tjetër, Arthur ishte ylli i Barcelonës edhe një herë dhe tregoi se është një lojtar i madh.
Ai ishte gjithnjë në dispozicion dhe e kërkonte topin, punonte pa u lodhur edhe pa posedim.
Ardhja e Thibaut Courtois ia ka bërë jetën e vështirë portierit kostarikan, por ai mbetet në gjendje të mirë dhe e tregon sa herë që luan.
Ai nuk e ka humbur mprehtësinë e tij, duke ia mohuar një gol të sigurt Luis Suarezit në pjesën e parë.
Ai ka bërë një rrugë të gjatë këtë sezon. Portugezi është i shpejtë përpara dhe i sigurt në pjesën e prapme, duke e mbuluar mirë edhe Gareth Balen.
Në të djathtë, ai ishte një nga lojtarët e shquar të Ernesto Valverdes.
Pak nga pak, Santiago Solari po e formon Real Madridin e tij dhe po i nxjerr rezultatet më të mira, pasi mbi të gjitha ata ndjehen dhe duken të sigurt.
Los Blancos tani janë në ndeshjen e gjashtë pa humbje, duke shkuar në pesë fitore radhazi përpara se të barazojnë në Camp Nou.
Një titullar në Camp Nou, Lucas Vazquez vazhdon të tregojë se sa i rëndësishëm është nën drejtimin e Solari t, madje duke shënuar në hapje të lojës.
Ai sakrifikon veten në mbrojtje dhe ofron shumë në sulm.
Të dy Gerard Pique dhe Sergio Ramos janë dy pikat e sigurta tek të dy skuadrat.
Ata konfirmuan besueshmërinë e tyre në një ndeshje të tensionuar. Ramos ka luajtur në 40 El Clasico, në krahasim me Pique që ka luajtur në 33.
Ata janë harruar nën drejtimin e Solarit, i cili po i fut në lojë pak e më pak.
Është e vërtetë se Marco Asensio është i lënduar, por sa herë që ata luajnë, kanë treguar se nuk janë të nevojshëm.
Braziliani ishte lojtari më i rrezikshëm i Barcelonës, ndërsa Marcos Llorente sërish luajti një ndeshje të madhe për Madridin.
Solari e mbajti Casemiron në stol dhe i riu tregoi formën e duhur.
Pavarësisht nga komentet e Piques pas ndeshjes, Mateu Lahoz ishte më shumë i mirë në ushtrimin e detyrës së tij.
Ai ishte i drejt në çdo vendim dhe tregoi se është në lartësi të detyrës. /Telegrafi/ FOTO: Getty Images






































