LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë filmat më të shikuar në aeroplan (Video)

Dhjetë filmat më të shikuar në aeroplan (Video)

Filmi i animuar “The Boss Baby” është shikuar më së shumti nga pasagjerët në aeroplan.

Filmi zë pozitën e parë në listët e filmave më të shikuara në aeroplan.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se mori edhe komente pozitive.


Gjegjësisht, vetëm 51 për qind e shikuesve kanë pohuar se e kanë pëlqyer dhe kanë dhënë kritikat e tyre.

“Kjo arritje është prova më e mirë që Hollywood duhet të ndryshojë mënyrën e krijimit të këtyre filmave”, shkruan “indieWIRE”.

Përveç këtij filmi, në listën e të dhënave nga linjat ajrore më të famshme botërore është konstatuar se në vendin e dytë është “Logan”, pasohet nga “Hidden Figures”, “Beauty and the Beast”, “Lion”, “La La Land”, “Baywatch”, “Kong: Skull Island” dhe “Baby Driver”.

Sa i përket serive, “Modern Family” ishte larg më i shikuari se të gjitha të tjerat, ku larg vendit të dytë është për 150 mijë shikues.

Në sferën e muzikës më së shumti është dëgjuar Ariana Grande me këngët “Dangerous Woman“ si dhe “Side to Side”. /Telegrafi/