LAJMI I FUNDIT:

Dhimbje shpine a mesi? Këto janë sportet që bëjnë për ty

Dhimbje shpine a mesi? Këto janë sportet që bëjnë për ty

Nuk pushon dhimbja e shpinës në asnjë moment? Sporti, është një zgjidhje e mirë por, kujdes sepse, duhet të zgjidhni atë të duhurin!

Ja cilat janë disa nga disiplinat më të mira dhe ato të cilat nuk duhet t’i afroheni nëse vuani nga dhimbjet e vazhdueshme të shpinës.

Po, sporti bën mirë, e dimë por jo të gjitha llojet janë të përshtatshme për të gjithë. Që të mos keni pasoja edhe më të rënda, duhet të bëni kujdes në atë çfarë zgjidhni.

Idealja do të ishte të zgjidhnit llojin e sportit që çlodh muskujt pa i shkaktuar stres shtyllës kurrizore. Për shembull, nëse pëlqeni notin apo yoga-n mund të rrini të qetë, keni bërë zgjedhjen e duhur sepse këto aktivitete fizike zgjasin muskujt dhe lehtësojnë dhimbjet. E gjithë kjo përkthehet në çlodhje.

Nga ana tjetër, tenisi, volejbolli apo vrapi, kanë efekt të kundërt prandaj e mira është që t’i evitoni qoftë edhe nëse dhimbja e shpinës nuk është e përhershme. Megjithatë, disa udhëzime më të sakta i keni poshtë…

Sportet e duhura për dhimbjen e shpinës

Not, yoga, gjimnastikë uji dhe pilates. Janë të gjitha përgjigje të mira për dhimbjen e shpinës, sado që, në krye të listës, dhe këtu nuk ka fare diskutime, qëndron yoga. Drejton shtyllën kurrizore duke larguar kështu dhimbjet e sforcimet e saj. Të gjitha lëvizjet e saj janë të mira për të shpërndarë gjakun. E njëjta gjë vlen edhe për ‘të afërmit’ e kësaj disipline si pilates, që kontribuon në çlodhjen e muskujve të fokusuar sidomos në zonën e mesit.

Një tjetër disiplinë po aq e rëndësishme është noti. Në ujë, ngarkesa e shtyllës kurrizore, zvogëlohet dukshëm dhe lëvizjet bëhen më të lehta; noti në shpinë është ai që këshillohet më shumë sepse lodh më pak shtyllën kurrizore. Stili i lirë nuk konsiderohet dhe aq miqësor, sepse thekson harkun e mesit. Gjimnastika e ujit forcon muskujt por duhet bërë kujdes me llojin e ushtrimeve, nuk duhet të sforcoheni.

Edhe ecja është zgjidhje e mirë nëse zgjidhni këpucët e duhura. Nëse arrini përditë të ecni për rreth një orë, do të parandaloni dhimbjet e zakonshme.

Ushtrimet e palestrës duhet të jenë të mirë udhëzuara. Çdo sforcim mund të sjellë dëme në vend të përmirësimit të gjendjes.

Sportet ‘jashtë kufijve’

Siç mund të jetë e qartë që nga përcaktimi I sporteve, llojeve të mëposhtme, nuk duhet t’u afroheni nëse vuani nga dhimbjet e mesit apo shtyllës kurrizore. Harrojeni tenisin, (jo se jeni lojtar të mëdhenj por ideja është që as mos të aspironi) harrojeni biçikletën, vrapimet e gjata apo ndonjë tjetër sport që mund të shkaktojë mikrotrauma të shpinës. Të tjerë akoma janë volejbolli, basketbolli, skitë (na falni hë, se jeni dhe në sezon).

Veçse, nëse vërtet një nga sportet e ndaluara është i preferuari juaj dhe dhimbjet janë vetëm të përkohshme, nuk është e thënë ta braktisni, mjafton një shkëputje e shkurtër Vetëm nëse vuani nga hernia diskale, atëherë po, harrojini njëherë e mirë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori