LAJMI I FUNDIT:

Dhimbja e fytit tash është simptoma kryesore e infeksionit me coronavirus

Dhimbja e fytit tash është simptoma kryesore e infeksionit me coronavirus
(Foto: Mint)

Simptoma kryesore që mund të tregojë infeksionin me COVID-19 është dhimbja e fytit – sipas të dhënave të grumbulluara nga 17.500 njerëz – të cilët thanë se rezultuan pozitivë këtë javë.

Dhimbja e kokës, kongjestioni i hundës dhe kollitja – ishin simptomat e radhës më të zakonshme të raportuara.


Krasniqi: Variantet e reja të Omicronit nuk kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinës
Lexo po ashtu Krasniqi: Variantet e reja të Omicronit nuk kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinës

Sipas të dhënave nga studimi i Zoe App, 20 simptomat kryesore të COVID-it janë:

Dhimbje fyti – 58 për qind
Dhimbje koke – 49 për qind
Hundët e zëna – 40 për qind
Kollë pa mukozë 40 për qind
Rrufë 40 për qind
Kollë me mukozë 37 për qind
Zë i ngjirur 35 për qind
Teshtitja 32 për qind
Lodhja 27 për qind
Dhimbje e muskujve 25 për qind
Marramendja 18 për qind
Gjëndrat e fryra të qafës 15 për qind
Dhimbjet e syve 14 për qind
Ndryshimet në shqisën e nuhatjes 13 për qind
Shtrëngimi në gjoks 13 për qind
Ethe 13 për qind
Ethe ose të dridhura 12 për qind
Frymëzënie 11 për qind
Dhimbje veshi 11 për qind 
Humbje e nuhatjes 10 për qind


Gjetjet tregojnë se simptomat që kanë njerëzit me COVID kanë ndryshuar me zhvillimin e pandemisë – shkruan BBC.

Simptomat e COVID-19 - Shenja 'më e hershme' e virusit e dalluar në 69 për qind të pacientëve
Lexo po ashtu Simptomat e COVID-19 - Shenja 'më e hershme' e virusit e dalluar në 69 për qind të pacientëve

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të jetë për shkak të asaj se virusi ka ndryshuar ose ka mutuar me kalimin e kohës, njëherësh disa variante të kanë dalë nga lloji origjinal i virusit që erdhi nga Wuhani. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori