LAJMI I FUNDIT:

Dhërmiu, destinacioni ndër më të kërkuarit pas ndërtimit të shëtitores së re

Dhërmiu, destinacioni ndër më të kërkuarit pas ndërtimit të shëtitores së re

Në Dhërmi, fshatin me një bukuri madhështore pranë Jonit, po ndërtohet shëtitorja që do ta transformojë plazhin e Dhërmiut në destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.

Kryetari bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, bën të ditur se “vazhdojnë punimet në Dhërmi, ku po ndërtojmë padyshim shëtitoren me të gjatë në bregdet, pas asaj në Qeparo, Himarë, Jali dhe Palasa”.


Po ashtu, Goro shprehet se “çdo plazh i bashkisë Himarë do të ketë imazhin e njëjtë me plazhet më të frekuentuara të Europës apo Botës”.

Shëtitorja e Dhërmiut do të jetë akoma më shumë tërheqëse për turistët e huaj, që ende nuk e kanë eksploruar Shqipërinë, transmeton Atsh.

Dhërmiu, i shtrirë buzë detit Jon, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, ka një bukuri madhështore. Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më shumë se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tri lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagjja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku – lagjja e dytë dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja, e cila i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana. Nga ana administrative, Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori