Zac Edwards e ka ndërprerë fotosesionin në gjysmë, për të shpëtuar të riun që po mbytej në det.

Derisa 37-vjeçari po fotografohej krahas nuses Cindy Edwards, në një plazh të Alabamës së Shteteve të Bashkuara, dëgjoi një grua që bërtiste dhe kërkonte ndihmë për viktimën, transmeton Telegrafi.

Gjatë intervenimit për ta shpëtuar adoleshentin

Duke mos menduar dy herë, pjesëtari i forcave detare u nis menjëherë ta shpëtonte 18-vjeçarin që ndodhej afro 50 metra larg bregut.

“Në plazh nuk ndodhej ndonjë shpëtimtar, kurse ai rrallë e nxirrte kokën prej ujit, Duhej të intervenoja gjithsesi”, ka thënë Edwards.

Pasi gjithçka përfundoi me sukses

Por, pantallonat e rënduara nga uji dhe pesha e adoleshentit, ia vështirësuan shumë daljen në breg. Atij i shkuan pranë disa të pranishëm dhe dërrasa sërfi dhe e ndihmuan të largohej.

“Nuk mund të jem më krenare për të, megjithëse disa fotografi nuk i realizuam si duhet”, ka thënë bashkëshortja tij Cindy.

Të porsamartuarit, që janë për një kohë të gjatë së bashku, i kanë edhe tre fëmijë. /Telegrafi/