Pamjet e një dhëndri duke luajtur një video të nuses së tij siç duket duke mashtruar me kunatin e saj kanë shkuar virale në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri kishte një kasetë seksuale pesë minutëshe të luajtur në një ekran të madh para familjes dhe miqve për të poshtëruar të fejuarën e tij.

Pamjet e pa verifikuara, që besohet të jenë filmuar nga një mysafir, kanë ngjallur dyshime në mes të përdoruesve të internetit.

Ndërsa disa besojnë se incidenti është real, të tjerët argumentojnë se videot janë përdorur nga një aplikacion video, si marifet i marketingut.

Ato thuhet se janë raportuar gjerësisht nga media të mëdha në gjuhën kineze.

Sipas raporteve të ndryshme, dasma u zhvillua në provincën e Fujian në Kinën jug-lindore të enjten e kaluar.

Ata thuhet se pas incidentit janë ndarë nga familjarët dhe miqtë e tyre menjëherë pas kësaj. /Telegrafi/