LAJMI I FUNDIT:

Dha 30 mijë euro dorëzani, Sinisha Nedelkoviq tenton të largohet nga Kosova, kapet nga policia në pikë kufitare

Dha 30 mijë euro dorëzani, Sinisha Nedelkoviq tenton të largohet nga Kosova, kapet nga policia në pikë kufitare
Foto: Arkiv

Pa u bërë as një javë, i dyshuari për prodhim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, Sinisha Nedelkoviq, ndaj të cilit ishte aktive masa e dorëzanisë në vlerë 30 mijë euro, ka tentuar  të largohet nga territori i Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar nga Prokuroria Speciale, Liridona Xheladini.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se Prokuroria Speciale ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.N., pasi që i njëjti ka tentuar të kalojë në vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe është ndaluar nga Policia e Kosovës”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.


Sipas përgjigjes së Prokurorisë, tashmë është paraqitur kërkesë e re për paraburgim ndaj Sinisha Nedelkoviqit.

Më 17.09.2024, Gjykata e Prishtinës kishte refuzuar kërkesën Prokurorisë Speciale për paraburgim ndaj Sinisha Nedelkoviqit, i dyshuar për veprat e lartcekura.

Si masë për ta siguruar të pandehurin në procedurë penale i kishte shqiptuar masën e dorëzanisë në vlerë 30 mijë euro.

Sipas njoftimit të Gjykatës, nëse i pandehuri arratiset paratë e dorëzuara për dorëzani do të derdhen në fondin për kompensimin e viktimave dhe do të aplikohet masa e paraburgimit.

Më 23.05.2022, KALLXO kishte raportuar se 6 milionë euro është vlera e drogës së sekuestruar dhe 1.5 milion euro është vlera e pajisjeve të shkatërruara të laboratorit të drogës në Izvor, në afërsi të kufirit me Serbinë.

Kështu kishte bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i cili kishte publikuar një fotografi në të cilën shihej duke u bërë shkatërrimi i bimëve narkotike.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro” – kishte shkruar Sveçla.

Nga një aksion i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës në vendin Izvor ishte zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës, në të cilin janë gjetur mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Kalo në kategori