LAJMI I FUNDIT:

Dezinformimi gjinor dhe dhuna online, Doli-Muhaxhiri: Mediat kanë denigruar, kontenti i tyre është dorëzuar në rrjete sociale

Dezinformimi gjinor dhe dhuna online, Doli-Muhaxhiri: Mediat kanë denigruar, kontenti i tyre është dorëzuar në rrjete sociale

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli-Muhaxhiri, ishte e ftuar në episodin e radhës të “Përballje Podcast”, ku u diskutua për dezinformimin me bazë gjinore dhe dhunën online, me fokus dhunën ndaj grave në shoqëri.

Në “Përballje Podcast” me Muhamet Hajrullahun, kryeredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”, Doli-Muhaxhiri tha se mediat janë një nga faktorët kryesorë që gratë në shoqërinë tonë shpesh janë viktima të dhunës online.


Ajo tregoi se në fillimet e saj si gazetare, mediat kanë qenë më kredibile dhe të kujdesshme për të respektuar kodin etik.

“I kemi respektuar të gjitha shtyllat që ne duhet me pasë kujdes si media dhe gjithmonë kemi ruajtur identitetin, kemi pasur dy palët kur kemi shfaqë një lajm. Sot jemi lëshu, nuk e kuptoj më as vetë se çka po ndodhë në kontentin e rrjetit social”.

“Bëjmë gjithçka për rrjetin social. Zhysim imazhe, s’ka lidhje a është nënë, a është prind, a ka fëmijë të rritur, a ndikon familja, a ka mundësi me pasë telashe shumë më të mëdha të shëndetit mendor, nuk lodhemi fare, por as për informacionin e saktë pas atij lajmi”, u shpreh Doli-Muhaxhiri.

Ajo tutje tha se edhe pse një lajm dezinformues mund të pasohet me një lajm i cili përbanë informacione të sakta lidhur me një çështje, prapë është e vështirë që t’i ‘pastrohet’ imazhi atij që i është dëmtuar.

“Ti sado që e bërtet se ai lajm nuk është i vërtetë, ti e ke pësu prej një titulli që në rrjet social sjell klikime, që ndoshta brenda lajmit nuk është ai që është në titull, por i rëndësishëm është me dal, me u shpërnda, me pas komente”.

“Unë e shoh shpesh kur hyjë në komente, që lexuesit s’kanë hy fare me lexu lajmin, veç japin opinionet e veta dhe nuk e mendojnë aspak dëmin që shkaktojnë te personi direkt apo edhe te komplet grupi tjetër që mundet me ndalë një grua tjetër për me iu bashku një nisme, një kauze, për shkak të kësaj fryme”, theksoi drejtoresha e Radio Dukagjinit.

Sipas saj, në Kosovë mund “të numërohen në gishta” mediat që janë kredibile dhe që respektojnë privatësinë e tjetrit. E siç tha, e gjithë kjo për shkak të lakmisë për klikime, të cilat sjellin edhe përfitime financiare.

“Ne si media kemi denigru, i numëroj gishta ato që janë kredibile. Kanë mbetë shumë pak. Kontenti i një mediumi është dorëzu në rrjetin social, aty ka të holla, aty ka klikime aty dhe ma nuk jemi humanë, nuk jemi njerëzorë, nuk kemi etikë, fare s’kemi etikë. Unë i kam dy përvojat mia që janë bo viral”.

Doli-Muhaxhiri tregoi se edhe vetë ka rënë pre e dezinformatave të shpërndara në rrjete sociale.

“Herën e parë kur jam bo virale me një dezinformatë të shpërndarë në rrjete sociale, kam ra edhe vetë. S’mujsha me besu që ndodh diçka me kaq shumë përvojë pune, me përditë transmetime live dhe nuk njihesh. Për një minutë, me një lajm kurrkush nuk të njeh më, sa vite punë ke pas, çka ke bo ti, veç shahesh. Ofendime pa fund dhe kjo mu më ka shqetësu nesër edhe për Helenën, ose për kolegët e mia”.

Por, ajo tha se përvojat e tilla e kanë bërë edhe më të fuqishme.

“Pastaj, pas atij farë vrullit të madh të ofendimeve që të bëhen rrjetet sociale, e fiton një imunitet. Të nesërmen zgjohesh shumë më e fortë, nuk të lojnë përshtypje, por ti je e zhytun. T’i del bërtet se ai lajm nuk ka qenë i vërtetë, por njerëzit të mbajnë mend për lajmin e pavërtetë që e kanë pa një herë”.

“Unë jam pak më tradicionale dhe gjithmonë e kam pasë qejf në familje, hierarkia qysh ka qenë. Me fol e me shpreh mendim, është dashtë me pas pak kujdes në shtëpi.  Këtu është një Facebook që thotë fol çka ke në mendjen tënde dhe ti publikisht del e shpreh një mendim pa e pas një argument dhe nuk e di dëmin që e shkakton te ajo grua, te ajo çikë e re. Ne kemi numër shumë të madh të njerëzve me telashe mendore, kemi shumë probleme të mëdha me numrin e vetëvrasjeve, që besoj indikacion është edhe ky vrulli i ofendimeve pa fund që bëhet në rrjete sociale”, theksoi Doli-Muhaxhiri.

Rrjetet sociale si fushë betejë për gratë në politikë: 'Përballje Podcast' diskuton dhunën dhe dezinformimin online
Lexo po ashtu Rrjetet sociale si fushë betejë për gratë në politikë: 'Përballje Podcast' diskuton dhunën dhe dezinformimin online

E ftuar për të folur mbi këtë temë bashkë me gazetaren Doli-Muhaxhiri ishte edhe Rrezarta Delibashzade-Krasniqi, drejtoreshë e organizatës D4D, e cila ndër të tjera publikoi disa të gjetura nga raporti i D4D lidhur me dezinformimin gjinor dhe dhunën online.

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë Podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori