LAJMI I FUNDIT:

“DevCon” në Prishtinë, diskutohen praktikat më të reja në konferencën e zhvilluesve të softuerit

“DevCon” në Prishtinë, diskutohen praktikat më të reja në konferencën e zhvilluesve të softuerit

Në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike sot është mbajtur konferenca teknologjike “DevCon”.

Në konferencën që u mbajtë në Prishtinë, u diskutua për tema të ndryshme nga shtatë folës, të cilët edhe përmes prezantimeve të tyre e bënë këtë ngjarje edhe më interesante për pjesëmarrësit.


Çelik Nimani nga Kin + Carta për Telegrafin tha se organizimi i një konferencë të tillë është shumë me rëndësi.

“Pra, sot në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e po e organizojmë DevConin, që është konferencë vjetore  e cila organizohet prej komunitetit për komunitetin. Ku përfshihen kompanitë e teknologjisë informative në Kosovë për me organizu bashkërisht një ngjarje që u dedikohet temave të teknologjisë informative edhe natyrisht e kemi përzgjedhë si lokacion fakultetin, për shkak që me qenë edhe më afër studentëve, që m’ua jepni kontekst edhe çka bëhet në të”, theksoi ai.

Nimani deklaroi se këtë vit është edicioni i dytë me radhë i DevCon që po mbahet në Kosovë.

“Në kuadër të këtij edicioni janë shtatë folës prej kompanive të ndryshme që do të prekin tema që kanë të bëjnë me pjesën e programimit, kanë të bëjnë me produkte, kanë të bëjnë me mënyrën qysh përdoret GIT-i në pjesën e programimit për me kontrollu versionet”, bëri të ditur ai.

Ndërkaq, Iliriana Ibraj nga LinkPlus IT bëri të ditur se është hera parë që si kompani marrin pjesë në organizimin e kësaj konference së bashku me Kin Carta.

“Kur e kemi marrë vendimin fillimisht që me qenë pjesë e këtij organizmi, për neve ka qenë në njëfarë forme për herë të parë që me bo diçka pak më të madhe jashtë zyrave. Kështu që ka qenë një lloj energjie shumë e mirë në mes të dy ekipeve dhe nuk kemi hezitu fare, sidomos prej muajit janar deri tash, por edhe jemi tu e mbajt sot. Mendoj që është shumë e rëndësishme që njerëzit të bëhen bashkë me një vend dhe që m’i diskutu anët e reja, sidomos në aspektin e teknologjisë ku po ka zhvillime të shpejta”, u shpreh ajo.

Ibraj bëri të ditur se ka pasur mjaft interesim nga të rinjtë për të përcjellë një ngjarje të tillë.

“Interesi ka qenë shumë i kënaqshëm në aspektin që ka qenë edhe bashkëpunimi shumë i mirë me Fakultetin e i Inxhinierisë, kështu që edhe studentët kanë qenë pjesë e kësaj, e përveç firmave lokale që kanë qenë këtu interesimi ka qenë mjaft i madh. Pastaj, fillimisht ka qenë hapja e linkut si me thonë që me u regjistru, me qenë pjesë e kësaj. Kështu që sot i kemi numëru diku mbi 250 persona, që ka qenë një numër mendoj që shumë i kënaqshëm”, tha mes tjerash ajo.

Kurse, Florije Kolshi nga Women In Tech Kosovo tha se Kosova është bërë në një vend shumë të lezetshëm për investime të huaja.

“Ka një numër rritje të studentëve të cilët studiojnë në fushat e teknologjisë informative, andaj është shumë mirë me kriju komunitetin dhe me i mbajt njerëzit të lidhur me njëri-tjetrin, po edhe t’i ndajnë eksperiencat mes tyre.  Pra, në mënyrë që të mësojnë për njëri-tjetrit edhe të njoftohen për praktikat më të reja që ndodhin në fushën e zhvillimit të softuerit dhe jo vetëm inteligjencës artificiale, shkencës të dhënave e tjera e tjera”, bëri të ditur ajo.

DevCon | Prishtina 2024 organizohet nga Kin + Carta dhe LinkPlust IT me sponzorim të ProCredit Bank dhe përkrahjen e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, FLOSSK dhe Women In Tech Kosovo , me partner ekskluziv për media Telegrafi.com.

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori