Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve F.B., dhe A.G., për shkak se kanë kryer veprën penale”mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prizren thuhet se prej datës së pavërtetuar e deri me datë 22.11.2019, rreth orës 21:55 min, në Prizren, në lokalin “R…. Massage”, të akuzuarit F.B., e A.G., rekrutojnë, organizojnë, mbajnë dhe kontrollojnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit dhe atë katër të dëmtuara.
“Në atë mënyrë që punësojnë vajza kryesisht të moshave të reja, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune dhe pa kurrfarë kualifikimi profesional, i angazhojnë kinse për qëllim të ofrimit të shërbimeve të masazhit, të cilave pas ofrimit të pagës dhe përqindjes në shërbim, u ofrojnë edhe banim pa pagesë sipas lokalit ku ushtrohet veprimtaria në fjalë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se “gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit me datë 22.11.2019 rreth orës 21:55 min, agjenti i stimuluar me urdhëresë të Gjykatës, shkon në qendrën “R….. Massage” ku fillimisht në recepcion paguan shumën prej 30 euro për masazhe, dhe më pas punëtorja, e cila pos masazhës në dhomë, i ofron agjentit Policor shërbim seksual në këmbim të të hollave prej 50 euro, të cilat të holla ky i fundit i paguan dhe më pas ndërhyn Policia duke e kapur në flagrancë, këso dore kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 234 par. 1 lidhur me nenin 31 të KP-së”.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar: Të akuzuarit F.B., dënim me gjobë në shumën prej 500 euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019
Të akuzuarit A.G., dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, krahas dënimit kryesor, të akuzuarve Gjykata i ‘u ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë:
– Konfiskimin e tri monedhave letre 50 euro (3×50=150), pesë monedha letra 10 euro (5×10=50), tri monedha letre 5 euro (3×5=15),
– Telefon Samsung DUO J4
– Telefon Samsung A5
“Të gjitha sendet e konfiskuara si mjete – sende me të cilat është kryer vepra penale.Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit”, vijon njoftimi.
Tutje në njoftim thuhet se kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova