LAJMI I FUNDIT:

Detyroi policët t’i vihen pas, vetëm pse e kishte pasur gjithmonë ëndërr (Video)

Detyroi policët t’i vihen pas, vetëm pse e kishte pasur gjithmonë ëndërr (Video)

Frederick Ray Jones nga Iowa e Shteteve të Bashkuara, ka detyruar policët t’i vihen pas, sepse e kishte pasur gjithmonë ëndërr të ndiqej nga forcat e rendit.

Në momentin që është ndaluar për një kontroll rutinë, 46-vjeçari ka rritur shpejtësinë dhe ka ngjallur dyshime se mund të jetë ndonjë keqbërës, transmeton Telegrafi.


Pasi e ndoqën shkurt, ai ndaloi veturën dhe u dorëzua, ndërsa tregoi se gjithçka ishte bërë vetëm që të plotësonte dëshirën e kahershme.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dënim për veprimin e tij, apo e tëra mbetet me një raport të shkruar. /Telegrafi/