LAJMI I FUNDIT:

Detyrohen të qëndrojnë në aeroport për 14 orë, shkaku i valixheve dy centimetra më të mëdha (Foto)

Detyrohen të qëndrojnë në aeroport për 14 orë, shkaku i valixheve dy centimetra më të mëdha (Foto)

Tania Alston dhe bija e saj Malaika nga Anglia, janë detyruar të qëndrojnë në aeroportin e Alicante të Spanjës për 14 orë, sepse valixhet i kishin dy centimetër më të mëdha se që lejohej.

Nënës 51-vjeçare, i kërkuan të paguante nga 50 euro për bagazhin e saj dhe të vajzës adoleshente, sepse i kishin tejkaluar normat e lejuara, transmeton Telegrafi.


Ndalesa shkaku i valixheve të mëdha

Pasi nuk kishte të holla, është detyruar të qëndronte në aeroport derisa t’i transferoheshin nga familjarët.

Ato janë detyruar të flenë në dysheme, të mbuluara vetëm me rrobe të papastra që ia kanë shfrytëzuar gjatë pushimeve.

Të nesërmen ato sërish kanë refuzuar të paguanin më shumë për valixhet dhe janë nisur me një kompani tjetër ajrore, që nuk e kishte atë ndalesë. /Telegrafi/