LAJMI I FUNDIT:

Detajet e procesit të pastrimit të Lamborghini Veneno

Detajet e procesit të pastrimit të Lamborghini Veneno

Gjithçka duket shtrenjtë dhe që kërkon përkushtim, që përfundimi të jetë i duhuri

Lamborghini Veneno është një super-makinë shumë e veçantë dhe deri më tani, është prodhuar në vetëm pesë njësi, andaj nuk është e çuditshme që kushton rreth katër milion euro, transmeton Telegrafi.

Të pasur e një makine të tillë, nuk mjafton vetëm të paguhet në fillim, pasi që kërkon edhe mirëmbajtjen e duhur, si dhe që të duket mirë, të ketë edhe pastrimin special.

Kompania e pastrimit, Topaz Detailin ka shfaqur detajet e procesit të pastrimit të Lamborghini Veneno, deri në mbështjelljen e të gjitha pjesëve, para se të dërgohet te pronari, pa u ndotur diku.

Gjithçka fillon me dekontaminimin nëpërmjet një detergjenti, që shpërndahet me brushën me brushën nga qimet e kalit. Më pas, mbulohet me një shkumë speciale, e cila fërkohet me dorezën nga leshi i qengjit, që nuk e gërvishtë, ndërsa largon çdo papastërti.

Brendia e secilës rrotë pastrohet dhe lyhet me preparatet speciale, që të mos mbetet asnjë gurë në të, derisa njëjtë veprohet edhe me të gjitha përfundimet tjera.

Kur të jetë pastruar në tërësi, Lamborghini Veneno mbulohet me shtresa të holla qesesh, që të kthehet sërish te pronari, që sigurisht se duhet të paguajë shtrenjtë, për këtë proces të mirëmbajtjes. /Telegrafi/