LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vetëvrasja në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Detaje të reja nga vetëvrasja në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, është vetëvrarë një Binak Gjergjaj. Ai po mbahej në paraburgim si i dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e gruas së tij 18 vite më parë, për të cilin rast e priste ekstradimi në SHBA. Ai dyshohet se e ka varë vetën me çarçaf në banjën e burgut.

Binak Gjergjaj nga Klina është gjetur i pajetë në qendrën e paraburgimit në Pejë.  Dyshohet se ai është vetëvrarë, derisa ishte nën masën e paraburgimit.

Drejtori i Qendrës së paraburgimit në Pejë, Sami Gashi përmes një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin, ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja e të paraburgosurit.

“Në mëngjes në orën 07:00, gjatë zgjuarjes së të burgosurve dhe numërimit të tyre, oficeri në detyrë në njërën nga dhomat pas hapjes se derës dhe numërimit të të burgosurve ka vërejtur se 3 të burgosur janë të shtrirë duke fjetur dhe njeri prej tyre nuk ka qenë në shtrat. Menjëherë e ka hapur derën e banjës që gjendet në dhomë dhe e ka parë të burgosurin B.GJ, të varur më një litarë të improvizuar nga çarçafi i shtratit të tij. Menjëherë është thirrur urgjenca e spitalit, është njoftuar Policia, Prokurori i Shtetit dhe mjekësia ligjore. Mjeku kujdestar i urgjencës e ka konstatuar vdekjen e të burgosurit”, thuhet në përgjigjen e Sami Gashit.

RTV Dukagjini mëson se tashmë i ndjeri Binak Gjergjaj dyshohej se ka vrarë dhe zhdukur gruan e tij në vitin 2001. Ndërsa, për këtë rast, nga autoritetet kosovare është kërkuar edhe ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nën masën e paraburgimit, 52 vjeçari ishte duke qëndruar prej gati tre muajsh, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës me 13 qershor.

Vetëvrasja në qendrën e paraburgimit në Pejë, po kërkohet që të zbardhet. Veton Mujaj nga Shoqëria Civile në këtë qytet, tha se autoritetet duhet që të zbulojnë shkaqet se si erdhi deri te ky rast.

“Institucionet tona duhet të marrin shkas nga ky rast që këso raste të mos ndodhin më. Ky rast nuk është i vetmi. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në burgun e Prizrenit me Astrit Deharin. Vdekjet brenda institucionit gjithmonë ngjallin dyshime. Institucionet tona pos që duhet të japin shpjegimet e duhura për rastin, duhet të marrin masat që raste të tilla të mos ndodhin më në institucione”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Veton Mujaj, përcjell Telegrafi.

Për rastin e vetëvrasjes së Binak Gjergjajt, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dyshon se ekstradimi i tij, mund edhe të jetë arsye që i paraburgosuri të vetëvritet.

“Sipas raporteve të KMDLNj-së, i paraburgosuri nuk ka treguar asnjë indikacion se ka prirje për vetëvrasje andaj në rastin konkret nuk janë zbatuar masat e kontrollit, kujdesit dhe mbikëqyrjes së shtuar siç veprohet në rastet e tilla. Pasi i paraburgosuri B.Gj. ka qenë në pritje të ekstradimit në SHBA, i dyshuar për një vrasje në Miçigen, ndoshta ky ekstradim mund edhe të jetë arsye që i paraburgosuri të vetëvritet dhe për këtë arsye kërkon hetim të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e KMDLNJ-së.

Vetvritet një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë
Lexo po ashtu Vetvritet një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Ndërkohë, RTV Dukagjini ka tentuar të marr edhe një përgjigje nga familja e tashmë të ndjerit, por kjo ishte e pamundur. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori