LAJMI I FUNDIT:

Detaje të përleshjes fizike mes ushtarëve të dy fuqive bërthamore, publikohen pamjet e rrahjes masive – aty nuk u shkrep as edhe një plumb

Detaje të përleshjes fizike mes ushtarëve të dy fuqive bërthamore, publikohen pamjet e rrahjes masive – aty nuk u shkrep as edhe një plumb

Përleshja me ushtarëve indianë dhe atyre kinezë përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve, ka bërë që të humbin jetën të paktën 20 ushtarë indianë. Në anën tjetër numri i viktimave nga radhët e ushtarëve kinezë ende nuk dihet.

Megjithatë të dy vendet pretendojnë se në konflikt nuk është shkrepur asnjë plumb apo granatë. Në vend të kësaj, qindra ushtarë nga të dyja palët kanë përdorur grushtat, shufrat e hekurta si dhe gurët që të qërojnë hesapet, transmeton Telegrafi.


Asnjëra palë nuk mbante armë, bazuar në marrëveshjen afatgjate për të mos ardhur deri te esklaimi i situatës mes dy fuqive bërthamore.

Edhe pse në fillim të këtij viti sikurse në vitin 2016, mes dy ushtrive përgjatë vijës kufitare ka ardhur deri te përleshja fizike, për herë të fundit kur kishte pasur të shtëna armësh mes dy palëve – kishte ndodhur 45 vite më parë.

Përleshja fizike kishte shpërthyer të dielën mbrëma në malet mbi lumin Galwan, ku ushtria indiane derisa po patrullonte ka hasur në ushtarët kinezë.

Forcat indiane kishin menduar se kinezët ishin tërhequr nga ajo zonë, bazuar në marrëveshjen për de-eskalimin e situatës.

Ushtarët kinezë kishin shtyrë kolonelin indian duke e hedhur në ujë, dhe aty eskaloi situata kur dyja palët bën thirrje për përforcime dhe erdhi deri te përleshja masive.

Rreth 600 ushtarët janë rrahur pothuajse tërë natën derisa shumë prej tyre humbën jetën. E gjitha po ndodh pasi që asnjëra palë nuk e pranon vijën aktuale të kufizimit mes dy vendeve.

Ushtria indiane ka publikuar video të ndryshme ku shihen ushtarët kinezë duke rrahur brutalisht ushtarët kinezë duke mos kursyer asgjë, duke filluar nga përdorimi i grushtave e deri te mjetet e forta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori