Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri i djeshëm në pallatin te Fresku, që i mori jetën një nënë e re, vetëm 30 vjeçe. Ajo po zbriste nga kati i katërt i një pallati në rrugën pranë Thesarit, te zona e “Freskut”, kur zjarri përfshiu ashensorin.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe, pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë nga brenda ashensorit ku ndodhej, asnjë nga banorët nuk mundi ta shpëtonte, pasi nuk arritën të hapnin dot derën, shkruan “Panorama”.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00, në një pallat tetë katesh që ndodhet pranë një shkolle 9- vjeçare. Tri makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, por shumë vonë për të shpëtuar nënën e një djali 5- vjeçar.
Viktima është Drilona Duriçi (Tifekçiu), 30 vjeçe, e cila jetonte aty vetëm me të birin e mitur, pasi i shoqi ndodhet në Gjermani. Burime nga Policia thanë se ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë dhe në momentin që është arritur të hapet dera e ashensorit është gjetur kufoma e karbonizuar e nënës së re.
Për disa orë zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët që ndodheshin të bllokuar brenda apartamenteve të tyre. Një person i asfiksuar nga tymi rrezikoi të binte nga tarraca e pallatit, ku kishte dalë për të marrë ajër, por u arrit të shpëtohej.
Për disa minuta në zonë u krijua një situatë paniku, pasi disa prindër kërkonin me ngulm që të futeshin brenda, duke qenë se kishin fëmijët në shtëpi. Ndërsa mësuesit e shkollës pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, nuk i lejuar nxënësit që të dilnin në pushimin e gjatë, për të shmangur çdo incident.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të 30-vjeçares dhe kanë nxituar ta ndihmojnë, para dhe pasi kanë shkuar zjarrfikësit në vendngjarje, por hapja e derës së ashensorit ka qenë e pamundur.
Mësohet se viktima, Drilona Duriçi, kishte dalë në mëngjes për të çuar djalin në shkollë dhe ishte kthyer më pas në shtëpi, bashkë me ushqimet që kishte blerë.
Ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, ajo po zbriste që t’i dërgonte djalit diçka për të ngrënë, pasi do të dilte në pushimin e gjatë. Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi ajo është bllokuar në ashensorin që ka marrë flakë.
Banorët flasin për luhatje tensioni mëngjesin e djeshëm në pallat. Ndërsa burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën që furnizon me energji ashensorin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga vajrat lubrifikantë të depozitës së ashensorit. /Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre