LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga vrasja e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, policia tregon se si ka ndodhur ngjarja

Detaje nga vrasja e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, policia tregon se si ka ndodhur ngjarja

Mbrëmë rreth orës 22:30 në Reçicë të Vogël në Tetovë ka ndodhur një vrasje, ku burri me armë zjarri vrau gruan e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje lidhur me këtë rast. Ata thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lubotenska” në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Vrasje në Reçicë të Vogël, burri qëllon për vdekje gruan e tij
Lexo po ashtu Vrasje në Reçicë të Vogël, burri qëllon për vdekje gruan e tij

“Më 14/10/2018 rreth orës 22:35 në rrugën “Lubotenska” në fshatin Reçicë e Vogël, A.K (53) nga Reçica e Vogël me pistoletë ka qëlluar gruan e tij H.K (52), e cila ka ndërruar jetë. Më pas, A.K ka qëlluar edhe në drejtim të një makine “Golf” me targa të Tetovës, në të cilën ka qenë pronari R.XH (50), e cila ka qenë e parkuar në rrugën “179” në Reçicë të Vogël, por nuk e ka lënduar. Pas kësaj, A.K është larguar me makinën e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Tetovë, ndërsa janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Pas urdhrit të Prokurorisë Publike trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të vrasjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori