LAJMI I FUNDIT:

Destinacione të reja nga aeroportet e Maqedonisë gjatë sezonit veror

Destinacione të reja nga aeroportet e Maqedonisë gjatë sezonit veror
Ndahen në aeroport

Destinacione të reja sezonale dhe rritja e numrit të fluturimeve kah destinacionet ekzistuese janë parparë me rendin veror të fluturimeve që hyn në fuqi sot dhe vazhdon deri më 27 tetor.

Me rendin e fluturimeve të miratuar nga Agjencia e komunikacionit ajror, siç informojnë nga kjo agjenci, kompanitë për transport ajror shënojnë shtesë prej 32 fluturimeve më tepër drejt destinacioneve të ndryshme.


“Për një kohë shumë të shpejtë do të shpallet konkurs publik në të cilin do të mund të aplikojnë të gjitha kompanitë me buxhet të ulët të cilat do të ofrojnë destinacione të reja, për çka do të pranojnë përkrahje nga shteti. Bëhen analiza rreth modelit të financimit dhe kushteve që do të jenë pjesë e tenderit. Qëllimi kryesor është të ndihmohen kompanitë me buxhet të ulët”, u shpreh ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski.

Në Buxhetin e vitit 2018 Ministria për transport dhe lidhje ndau 1,7 milionë denarë për ndihmë financiare për destinacionet e reja të ofruara nga Shkupi dhe Ohri./Telegrafi/