LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Zërin e gjyqësisë e dëgjojmë vetëm kur flitet për ndarjen e parave

Deskoska: Zërin e gjyqësisë e dëgjojmë vetëm kur flitet për ndarjen e parave

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, sot i ka komentuar protestat e punonjësve gjyqësor, ndërsa e ftoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që ta hetojë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve.

Ajo tha se nuk mund që për gjyqësinë të bisedohet vetëm në momentin kur bëhet ndarja e parave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kemi dëgjuar shembuj kur përmbaruesit gjyqësor kanë drejtuar makina më të mira se disa gjykatës, kemi dëgjuar për marrëdhënie në biznes mes prokurorëve, gjykatësve dhe avokatëve dhe për këtë presim reagim nga Prokuroria dhe Këshilli Gjyqësor”.

“Por, për fat të keq zërin nga gjykatat e dëgjojmë vetëm kur bëhet fjalë për ndarjen e parave. Pushteti gjyqësor ka më së paku besim tek opinioni dhe më së paku legjitimitet të flet për rritjen e pagave”, tha Deskoska.

Ndryshe, sot punëtorët në administratën gjyqësore kanë dalur në protesta, me çka kanë kërkuar rritje të pagave./Telegrafi/