LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Me ose pa OBRM-në Ligji për Prokurorinë miratohet

Deskoska: Me ose pa OBRM-në Ligji për Prokurorinë miratohet

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një intervistë për “Alsat” theksoi se me ose pa OBRM-PDUKM-në, propozim-Ligji për Prokurorinë Publike do të miratohet. E pyetur nëse në emër të datës për bisedime me BE-në, do ta pranojnë kërkesën e opozitës për shfuqizimin e akuzave të PSP-së, Renata ka shtuar se kjo do të kalonte vijat e kuqe dhe ligji nuk do të kishte peshë. Deskoska ka folur edhe për negociatat me 8 deputetët e pavarur nga OBRM-ja, nga të cilët pret që të veprojnë si me ndryshimet kushtetuese dhe pa kushte. Lidhur me fshesën e paralajmëruar nga kryeministri Zaev, Deskoska thotë se edhe po u përfshi, do ta konsideroj si të kompletuar misionin e saj në Ministrinë e Drejtësisë.

“Unë, që në fillim kur hyra në ministri, publikisht deklarova se njëra nga sfidat më të mëdha do të jetë miratimi i këtij ligji, duke pasur parasysh sa interesa personale dhe të kundërt preken, ndërsa ligji miratohet me 2/3 e votave. Mendoj se i tërë konteksti i miratimit të ligjit, tashmë janë të qarta mesazhet e Bashkësisë Ndërkombëtare, se bëhet fjalë për ligj që është i rëndësishëm për raportin e KE-së dhe vendimin e tyre. Por, edhe është i rëndësishëm si sinjal, nëse partitë që ekzistojnë në shtetin tonë janë vërtetë të përkushtuara në sundimin e së drejtës, nëse angazhohen për drejtësi me të vërtetë, apo vetëm deklarativisht, sepse ky është ligji ku do të testohet qëndrimi i vërtetë i partive politike.Mendoj se në fund të gjithë do të ballafaqohen me atë se disa kërkesa që vendosen në proces, nuk mund të pranohen sepse bien ndesh me konceptin e sundimit të së drejtës”, deklaroi Deskoska.

Në pyetjen se në emër të datës për bisedime me BE-në, a do të hiqni dorë nga nenin 105 i propozim ligjit?. Deskoska tha se nuk mund të heqim dorë për shkak se data për hapjen e bisedimeve praktikisht lidhet me cilësinë e ligjit. BE nuk kërkon vetëm të miratojmë ligj, por për ta është shumë e rëndësishme të miratojmë ligj që do të thotë organe efektive për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, vazhdimin e procedurave, qëndrueshmëri të PSP-së. Do të thotë, janë të qarta parametrat nëpër të cilat mund të lëvizim.


Deskoska shtoi se ajo që është dorëzuar si kërkesë nga opozita në lloj të amendamenteve, një pjesë e tyre amendamenteve janë pranuar dhe tashmë janë inkorporuar në tekst. Por ka kërkesa që me të vërtetë janë të papranueshme siç është për shembull prishja e statusit autonom të Prokurorisë Speciale Publike dhe transformimin e saj si repart në një prokurori tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori