LAJMI I FUNDIT:

Dështon për herë të katërt gjykimi për përleshjen fizike ndaj ish-deputetëve Frashër Krasniqi e Milaim Zeka

Dështon për herë të katërt gjykimi për përleshjen fizike ndaj ish-deputetëve Frashër Krasniqi e Milaim Zeka

Për të katërtën herë me radhë ka dështuar të nis gjykimi ndaj ish-deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017, në studion televizive të Klan Kosovës.Si shkak i dështimit të kësaj seance, ka qenë se mungesa e të akuzuarit Frashër Krasniqi, për të cilin gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo në fletëkthesën konstatohet se adresa është jo e plotë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I kontaktuar përmes telefonit nga ana e gjykatës, Krasniqi e ka informuar lidhur me adresën e saktë të tij të vendbanimit, ashtu që i njëjti ka thënë se do të paraqitet në gjykatë për seancën e radhës.Ndryshe, prezent në këtë seancë ishte prokurori Fatmir Behrami, si dhe i akuzuari Milaim Zeka, me mbrojtësin e tij, avokatin Alban Makolli.


Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e këtij gjykimi, gjykatësi Hanefi Jashari, ka marr vendim që kjo seancë të shtyhet më 5 nëntor 2019, në ora 13:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2017, rreth orës 17:40, në Prishtinë, në lokalet e objektit të “Klan Kosova”, në studion e emisionit “Info Lokale”, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, në të cilin emision Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin të ftuar në cilësi të Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me temën “Mos funksionalizimi i Parlamentit dhe zgjedhjet lokale”, Prokuroria pretendon se të akuzuarit nuk i janë përmbajtur temës së emisionit për të cilën ishin të ftuar dhe gjatë debatit kanë filluar ta fyejnë njëri-tjetrin dhe për një moment janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të shkojnë në drejtim të njëri-tjetrit, ashtu që i pandehuri Frashër Krasniqi ka filluar ta sulmojë fizikisht Milaim Zekën duke e goditur me grusht në regjionin muror të anës së majtë të kokës, me ç’rast të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kurse sipas dispozitivit të dytë, në të njëjtën datë, kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Milaim Zeka, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga Frashër Krasniqi, i ishte drejtuar me fjalët “me ty do të merrem pas emisionit”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikësimit se do ti shkaktojë ndonjë të keqe. /Betimipërdrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori