LAJMI I FUNDIT:

Dështon në katër plaçkitje për një ditë

Dështon në katër plaçkitje për një ditë

Një gjerman i frustruar ka vendosur t’i dorëzohet policisë pasi kishte dështuar në katër plaçkitje brenda një dite të vetme.

24-vjeçari Ralf Lautenbach fillimisht ishte përpjekur të plaçkiste dy hotele, mirëpo ishte vërejtur nga sigurimi i hoteleve dhe ia kishte mbathur.

Pas kësaj, ai ishte përpjekur të plaçkiste shërbimin lokal tatimor, mirëpo sërish kishte dështuar.

Në fund, ai ka bërë përpjekje të plaçkiste një fugon që transportonte paratë, por duke e ndjekur e kishte qëlluar me makinë nga prapa, dhe ishte ngujuar. Ai kishte arritur të dilte nga makina e tij, mirëpo nuk ka ikur nga policia por është dorëzuar.


“E kemi këshilluar që, pasi të dalë nga burgu, të merret me diçka tjetër”, ka thënë një polic. /Telegrafi/